logo

Rreth nesh

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e themeluar në vitin 1992, me seli në Tiranë, zhvillon aktivitetin e saj në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Shoqata e Botuesve Shqiptarë mund të quhet organizata më e rëndësishme dhe e vetmja që ka mbledhur rreth vetes botuesit më të njohur dhe më të rëndësishëm të botës shqiptarë. Kjo shoqatë përbëhet nga më shumë se 30 anëtarë, shtëpi botuese nga më të mëdhatë dhe më profesionistet në vend. Kryetar i saj është Z. Petrit Ymeri, një prej themeluesve të kësaj Shoqate.   Në themel të krijimit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë qëndron libri dhe dashuria për të. Kjo shoqatë është krijuar nga njerëz energjikë e me aftësi të shkëlqyera organizative dhe fusha e veprimtarive të organizuara prej saj ka ardhur duke u zgjeruar.   Që prej fillimeve të saj, një ndër synimet kryesore të Shoqatës së Botuesve Shqiptare ka qenë përmbushja e qëllimit për të cilin është krijuar, pra të ndihmojë dhe inkurajojë botimin dhe tregtimin e librit shqip në nivel të lartë e cilësor, si një ndihmesë me vlerë në kulturën kombëtare shqiptare. Shoqata e Botuesve Shqiptarë si prioritet kryesor të vetin ka vendosur afirmimin e librit shqip në vendin tonë. Në këtë drejtim, një nga aktivitetet kryesore të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë është organizimi i panaireve të librit.   Shoqata e Botuesve Shqiptarë është organizatore që prej vitit 1998 e Panairit Kombëtar të Librit në Tiranë dhe e mjaft aktiviteteve të tjera kombëtare dhe rajonale. Merr pjesë rregullisht, që prej vitit 1993, në panairet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare të librit, si Panairi i Lajpcigut, Frankfurtit, Prishtinës, Shkupit, Ulqinit, Torinos etj., si dhe në panairet universitare dhe rajonale etj.   Gjithashtu, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, për disa vite me radhë, përmes një manifestimi modest më 23 prill shënon edhe Ditën Botërore të Librit dhe të drejtës autoriale.

1+
Panaire
1+
Anëtarë
10+
Botime